Maddison tërhiqet nga skuadra e Anglisë

  • 10 October 2019 - 13:12
Maddison tërhiqet nga skuadra e Anglisë

James Maddison është tërhequr nga skuadra e Anglisë për ndeshjet e radhës – kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë në kuadër të kampanjës kualifikuese për EURO 2020 – për shkak se u sëmur.

Mesfushori i Leicesterit është kthyer në shtëpi për t’u rikuperuar dhe besohet se trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, nuk do ta ftojë asnjë lojtar tjetër si zëvendësues.

 Maddison ka qenë në stol të Anglisë katër herë, duke mos u inkuadruar në lojë në asnjërën prej tyre, dhe është ftuar në dy raste nga Anglia. Megjithatë, ai ende nuk ka debutuar për Kombëtaren angleze.

Kur u pyet pse 22-vjeçari nuk ka luajtur ende, Southgate u përgjigj: Unë s’mund t’u garantoj njerëzve futboll”.

“Ai vetëm duhet t’i shikojë lojtarët e tjerë që kanë mbetur jashtë skuadrës gjithashtu për ta kuptuar se është arritje vetëm të marrësh ftesë nga Angli dhe unë nuk e trajtoj atë ndryshe nga të tjerët”.

“Ai dëshiron të flasë për futbollin dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Ai dëshiron ta dijë se në cilat aspekte të lojës së tij mund të përmirësohet dhe çka na pëlqen te ai”.

“Ai përshtatet shumë mirë dhe i merr të gjitha këshillat, kështu që është duke luajtur mirë. Mirëpo, edhe Mason Mount, Jadon Sancho e disa të tjerë po luajnë mirë dhe ky është problemi”.

(Kosova Sot Online)