“Një ekip, një objektiv – Kosova”

  • 10 October 2019 - 14:10
“Një ekip, një objektiv – Kosova”

Valon Berisha është mjaft entuziast para ndeshjeve të tetorit. Ylli kosovar e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe me një shkrim domethënës: “Një ekip, një objektiv – Kosova”

Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme për dy ndeshjet e tetorit.

“Dardanët” do të përballen sot me Gjibraltarin në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkaq, Verdhekaltrit e luajnë ndeshjen tjetër të hënën që vjen, më 14 tetor ndaj Malit të Zi, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Dhe, futbollistët kosovarë janë mjaft entuziastë para këtyre dy ndeshjeve.

Valon Berisha e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, respektivisht në Instastory, ku shihet me pjesën tjetër të ekipit.

Kësaj fotoje, ai ia ka përcjellë një shkrim mjaft domethënës: “Një ekip, një objektiv – Kosova”.

Berisha ishte rikthyer në ndeshjet e shtatorit pas lëndimit të rëndë që e la jashtë fushave të blerta disa muaj.

Ai asistoi në ndeshje me Republikën Çeke, ndërsa shënoi dy gola kundër Anglisë muajin e kaluar.

Kosova synon të kualifikohet në Kampionat Evropian, qoftë përmes kualifikimeve apo edhe nëpërmjet Ligës së Kombeve. 
 

Image

(Kosova Sot Online)