Presidenti i Lyonit: Mourinho e ka zgjedhur klubin e tij të radhës

  • 10 October 2019 - 15:13
Presidenti i Lyonit: Mourinho e ka zgjedhur klubin e tij të radhës

Jose Mourinho e ka refuzuar ofertën e Lyonit për ta marrë postin e trajnerit te klubi francez pasi që ai tashmë e ka zgjedhur klubin e tij të ri, ka thënë presidenti i klubit të Ligue 1, Jean Michel Aulas.

Jose Mourinho nuk e ka pranuar ofertën e Lyonit për t’u bërë trajneri i ri i skuadrës franceze. Presidenti i klubit e telefonoi mbrëmë portugezin, mirëpo përgjigja e tij ishte e shpejtë dhe negative.

Mourinho kishte qenë i përfolur për një kthim të mundshëm në Real Madrid së fundi, mirëpo lajmet për një krizë brenda “Santiago Bernabeut” janë shuar sërish dhe Zinedine Zidane e mban ende atë pozitë.

Sipas lajmit të RMC Sport, Mourinho e refuzoi këtë ofertë të klubit të Ligue 1 sepse ai ia ka vënë syrin kthimit në Premierligës, pasi që edhe familja e tij është ende duke jetuar në Londër.  Për këtë arsye, Franca nuk është për momentin prioritet për ish-trajnerin e Manchester Unitedit.

Lajmin se Mourinho e ka refuzuar Lyonin sepse dëshiron ta vazhdojë karrierën diku tjetër e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i Lyonit, Aulas.

“Ne i kemi pasur disa shkëmbime mjaft lajkatuese përmes mesazheve në telefon. Ishte diçka e mirë për të gjithë”, ka thënë Aulas.


(Kosova Sot Online)

“Ai nuk e pranoi propozimin tonë për t’u takuar sepse tashmë e ka zgjedhur një klub tjetër”.

Ndërsa, RMC Sport e konfirmon se Aulas u takua me Laurent Blanc të enjten për të tentuar ta bindur ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit. Ai është favoriti për ta zëvendësuar Sylvinhon, i cili u shkarkua pas vetëm 11 ndeshjeve në klub.

Pas fillimit të mirë të sezonit të ri me fitoret kundër Monacos dhe Angers, Lyoni tashmë ka shënuar ecuri prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara pa siguruar fitore në Ligue 1.