Rekord historik, askush si Neymari

  • 10 October 2019 - 16:55
Rekord historik, askush si Neymari

Neymar ka shkruar historinë me Brazilin.

Sulmuesi i Paris Saint Germain është bërë futbollisti më i ri në histori të Brazilit që arrin shifrën e 100 paraqitjeve me Seleçao.

Këtë rekord ai e arriti në barazimin 1-1 të Brazilit në miqësoren me Senegalin.

Në këto 100 ndeshje, Neymar regjistron 61 gola dhe ka dhuruar 41 asiste – është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit. 

(Kosova Sot Online)