Kosova vs Gjibraltari starton ndeshja

  • 10 October 2019 - 18:04
Kosova vs Gjibraltari starton ndeshja

Starton ndeshja… Kosova po luan me shumë ndryshime.

……………….

FORMACIONET ZYRTARE

Kosova me shumë ndryshime kundër Gjibraltarit,

Janë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

Kosova do të hyjë në këtë ndeshje me disa ndryshime.

Bernard Challandes dëshiron t’ua japë shansin atyre që nuk janë aktivizuar shumë, dhe në anën tjetër t’i ruajë titullarët për sfidën e rëndësishme që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi.

Milot Rashica s’do të luajë asnjë minutë në këtë takim, por do të startojë kundër Malit të Zi.

Kosova: Samir Ujkani, Kololli, Dreshevic, Xhemajli, Hadërgjonaj, Rashkaj, Berisha, Muslija, Zhegrova, Bernard Berisha dhe Atdhe Nuhiu.

Kosova favorite e madhe, sipas bastoreve.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Kosovën si favorit absolut pasi i ka vënë kuotën 1.05 për të fituar, derisa fitores së Gjibraltarit i vë kuotën jashtëzakonisht të lartë, 21.

Barazimi vlerësohet me kuotën 11.


(Kosova Sot Online)