Challandes: Nuk jam i kënaqur me rezultatin

  • 10 tetor 2019 - 20:14
Challandes: Nuk jam i kënaqur me rezultatin

Bernard Challandes thotë se nuk është i lumtur me fitoren minimale, 1-0 në Fadil Vokrri kundër Gjibraltarit.

Ai dëshironte më shumë gola kundër një ekipi që pranon shumë të tillë.

“Nuk kam pritur ndeshje më ndryshe se kjo, e kam ditur se kundërshtari është mjaft defensivë. Normalisht se nuk jam i kënaqur me rezultatin 1-0, por në fund kjo është çfarë arritëm”, u shpreh ai.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e veçantë për shkak se ne do të kemi topin, dhe ata do të mbroheshin”.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë në përgjithësi, ishte një ndeshje përgatitore”.

Nuk isha i shqetësuar për pjesën e parë që përfundoi pa gola. Në përgjithësi është dashur ta ruajmë kokën dhe të mos hidheshim me 10 lojtarë në sulm dhe të kontrollojmë ndeshjen”.

(Kosova Sot Online)