Challandes lëvdon dyshen që debutuan për Kosovën, Dresevic dhe Xhemajli

  • 10 October 2019 - 20:52
Challandes lëvdon dyshen që debutuan për Kosovën, Dresevic dhe Xhemajli

Kosova e ka nisur ndeshjen me Gjibraltarin me shumë ndryshime.

Për Dardanët sonte debutuan dhe luajtën nga minuta e parë mbrojtësit; Arbenit Xhemajli (21-vjeçar) dhe Ibrahim Dresevic (22-vjeçar).

Ata janë lavdëruar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, për punën që bën për 90 minuta në “Fadil Vokrri”.

“Jam i lumtur me Xhemajlin dhe Dreshevic, ka bërë punë të mirë, shumë serioze, shumë mirë”, u shpreh Challandes.

Challandes gjithashtu mbeti i lumtur edhe me punën e Rashkaj.

“Rashkaj gjithashtu ka bërë punë të mirë”, shtoi trajneri i Kosovës. 

(Kosova Sot Online)