“Kosova ka lojtarë të mirë dhe kam simpati për ta, por s’di nëse do të kualifikohen në Euro 2020”

  • 10 October 2019 - 22:33
“Kosova ka lojtarë të mirë dhe kam simpati për ta, por s’di nëse do të kualifikohen në Euro 2020”

Gjibraltari ka pësuar humbje nga Kosova në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1:0.

Pavarësisht humbjes duket se trajneri i Gjibraltarit, Christian Wink, është ndarë i kënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij.

“Ka qenë kohë e shkurtër e përgatitjes dhe kemi pasur pengesa në realizimin taktik të lojës, por them se loja prapë me ka pëlqyer, pasi qëllimi ynë ka qenë të mbyllemi sa më mirë“, tha ai.

“Kosova ka lojtarë shumë të mirë fizikisht të fortë që luajnë në kampionate të forta dhe unë kam simpati ndaj lojtarëve të Kosovës, por nuk e di nëse do të mund të kualifikohet apo jo në evropian“, ka thënë Wink.

(Kosova Sot Online)