Belgjika e shkatërron San Marinon dhe kualifikohet në Euro 2020

  • 10 October 2019 - 23:02
Belgjika e shkatërron San Marinon dhe kualifikohet në Euro 2020

Edhe matematikisht Belgjika tashmë është kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2020.

Skuadra e Roberto Martinez e mposhti 9-0 San Marinon për të siguruar biletën për “Euro 2020”.

Romelu Lukaku la gjurmë në këtë ndeshje, me dy gola në minutat 28’ dhe 41’, derisa asistoi edhe për golin e realizuan nga Chadli (31’).

Alderweireld (43’) dhe Tielemans (45’) shënuan për rezultatin e pjesës së parë, 6-0.

Në pjesën e dytë, golat i gjetën edhe Christian Benteke, që shënoi për 7-0 në minutën e 79’, Verschaeren Y për 8-0 në minutën e 83-të dhe Castagne për 9-0 në minutën e 90’.

Eden Hazard luajti 63 minuta, nuk shënoi asnjë gol, por dhuroi dy asistime.

(Kosova Sot Online)