Wenger: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

  • 11 October 2019 - 09:09
Wenger: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

Real Madridi ende nuk e ka parë Eden Hazardin e vërtetë, sipas Arsene Wengerit, por edhe kur ta shohin atë, ai nuk do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Hazard regjistroi golin e tij të parë në La Liga dhe asistoi në ndeshjen e fundit të Realit para pushimit ndërkombëtar, në fitoren 4-2 ndaj Granadës e cila mbajti skuadrën e Zinedine Zidane në krye të tabelës në kampionat. Pavarësisht pozicionit të tyre të lartë, Mbretërit ende nuk e kanë gjetur formën e tyre më të mirë dhe sidomos atë të lojtarit të tyre kryesor, Hazard.

“Ai do të jetë përgjigjja, por jo në zëvendësimin e Ronaldos, kjo është e sigurt. Ai nuk do të shënojë 50 gola në vit sepse kështu luan futboll”, Wenger për beIN Sports kur u pyet për Hazard.

“Ata kanë nevojë për një golashënues tjetër te Real Madrid sepse [Karim] Benzema tani është 32 vjeç dhe nëse ata do kishin dikë më të ri rreth tij për të shënuar golat, ndoshta ata mund të bënin shumë mirë”. “Eden Hazard është një lojtar i jashtëzakonshëm për të krijuar shanse. Ai nuk ka frikë nga askush”.

“Nuk mendoj se Reali ende nuk e ka parë rrezikun e vërtetë, ai nuk është aq i mprehtë fizikisht sa mund të jetë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ata do të zbulojnë Hazardin  e vërtetë”, përfundoi francezi. 

(Kosova Sot Online )