Hamsik tregon gjithçka: Largimi nga Napoli dhe kthimi i mundshëm

  • 11 October 2019 - 13:56
Hamsik tregon gjithçka: Largimi nga Napoli dhe kthimi i mundshëm

Marek Hamsik është padyshim një ikonë për Napolin, me sllovakun që është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, duke lënë pas edhe Diego Armando Maradonën.

Prej një viti, sllovaku është larguar nga ekipi i tij i zemrës, të cilin duket se nuk mund ta harrojë për asnjë moment. Pas ndeshjes Sllovaki-Uells, Hamsik foli për mediat, ku u ndal për të diskutuar edhe mbi Napolin dhe një rikthim të mundshëm.

“Në Kinë po shkon mirë edhe pak ka ngelur nga mbyllja e kampionatit. Ka kaluar një vit tashmë dhe jam mësuar.

Largimi nga Napoli ishte vendim i imi. Sigurisht që më vjen keq, por Napoli gjithmonë do të jetë në zemrën time. Do shkoj ta shoh ndaj Atalantës. Ky Napoli mund të fitojë Serinë A dhe të shkoj shumë larg në Champions.

Nuk e di nëse do të isha komod tani te Napoli. Nëse më kërkojnë të kthehem? Nuk e përjashtoj si mundësi, por më duhet të them që kam firmosur për tre vite në Kinë, kështu që mendoj se do të qëndroj atje.”

(Kosova Sot Online)