Këtë fundjavë nis edhe Superliga në konkurrencën e vajzave

  • 11 October 2019 - 14:14
Këtë fundjavë nis edhe Superliga në konkurrencën e vajzave

Superliga e Kosovës në konkurrencën e vajzave do të nisë këtë fundjavë. Për herë të parë do të marrin pjesë gjashtë skuadra në këtë ligë, ndërsa edhe gjashtë të tjerë do të garojnë në Ligën e Parë, që është niveli i dytë i basketbollit në Kosovë.

Gjatë sezonit të rregullt, secila skuadër do t’i zhvillojë 20 ndeshje, ndërsa më pas do të zhvillohen edhe ndeshjet e fazës së play-offs.

Përderisa katër skuadrat që radhiten në katër vendet e para do ta vazhdojnë rrugëtimin në kuadër të play-offs, skuadra e fundit bie në Ligën e Parë për sezonin vijues.

“Pra, në edicionin e ri priten ndeshje shumë interesante dhe garë për çdo pozitë, derisa e gjitha kjo është bërë që të ketë më shumë interesim në basketbollin e vajzave në Kosovë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Edicioni i ri hapet me ndeshjen ndërmjet Kastriotit dhe Penzës, që zhvillohet të shtunën nga ora 12:00, kurse të dielën Mabetex Prishtina është mysafire e Vëllaznimit. Ndeshja Bashkimi-Trepça zhvillohet të mërkurën.

Superliga – Java 1

E shtunë

12:00 Kastrioti- Penza

E diel

14:00 Vëllaznimi – Mabetex Prishtina

E mërkurë

15:00 Bashkimi – Trepça

(Kosova Sot Online)