Koulibaly, prioritet i Manchester Unitedit

  • 11 October 2019 - 14:30
Koulibaly, prioritet i Manchester Unitedit

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit. Krahas sulmit, klubi anglez po mendon ta pasurojë edhe qendrën e mbrojtjes me futbollistin e Napolit

Manchester Unitedit nuk po i ecën asgjë për së mbari këtë sezon.

Gjiganti anglez e ka nisur edicionin e ri në mënyrën më të keqe të mundshme dhe momentalisht e zë vendin e 12-të në tabelë.

Për këtë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po planifikojnë të bëjnë përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Krahas sulmit, i cili domosdoshmërisht duhet të përforcohet, klubi nga “Old Traffordi” po planifikon ta përforcojë edhe zemrën e mbrojtjes.

Në fakt, mediat angleze shkruajnë se qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është prioritet i Unitedit për qendër të mbrojtjes.

Gjithashtu, ky klub në këtë pozitë e do edhe Ruben Diasin e Benficas.

(Kosova Sot Online)