Interi po punon për ta blinduar Martinezin

  • 11 October 2019 - 16:25
Interi po punon për ta blinduar Martinezin

Interi është duke punuar për kontratën e re për Lautaro Martinez me qëllimin për të larguar klauzolën 111 milionë euro.

Agjenti i Lautaros konfirmoi dje se sulmuesi ‘së shpejti’ do të nënshkruajë kontratën e re me Interin dhe tani “Calciomercato.com” ka zbuluar detajet e negociatave.

Interi dëshiron që 22-vjeçari të nënshkruajë kontratën pa klauzolën 111 milionë euro.

Kështu, rroga e argjentinasit do të rritet nga 1.5 milionë në 3 milionë në sezon deri më 2024.

Martinez iu bashkua Interit nga Racing Club në verën e vitit 2018 për 23 milionë euro dhe ka shënuar tre gola në nëntë paraqitje këtë sezon.

(Kosova Sot Online)