Zyrtare: Lëndohet Perez i Barcelonës, Spanja thërret Ansu Fatin

  • 11 October 2019 - 16:35
Zyrtare: Lëndohet Perez i Barcelonës, Spanja thërret Ansu Fatin

Sulmuesi i FC Barcelona, Carles Perez, ka braktisur grumbullimin dhe Luis De la Fuente e ka thirrur shokun e tij të ekipit, Ansu Fati, për ta zëvendësuar atë.

Carles Perez s’do të luajë me Spanjën U-21, ai do të mungojë kundër Malit të Zi në kualifikimet për Europianin 2021, për shkak të problemeve muskulore.

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se vendin e Perez do ta zë 16-vjeçari, Ansu Fati, i cili do t’i bashkohet menjëherë shokëve te Spanja U-21.

Vetëm 16-vjeçar, Fati ka bërë 5 paraqitje këtë edicion me Barcelonën, ka shënuar dy gola.

 

(Kosova Sot Online)