Marianon e harruar nga Zidane – e shpëton vetëm largimi!

  • 11 October 2019 - 17:54
Marianon e harruar nga Zidane – e shpëton vetëm largimi!

Sulmuesi Mariano Diaz nuk ka luajtur ende asnjë takim në këtë fillim sezoni me Real Madridin.

Gjatë verës ai ishte një nga lojtarët që pritej të largohej nga “Los Blancos”, por në fund drejtuesit nuk gjetën marrëveshje me asnjë klub tjetër.

Përveç Romës që u përpoq disa herë të siguronte shërbimet e ish-sulmuesit të Lyon, një tjetër klub që dëshironte të afronte 26-vjeçarin ishte Schalke. 

Gjermanët duket se ende nuk kanë hequr dorë nga lojtari me origjinë nga Republika Domenikane dhe verën e ardhshme pritet të bëjnë sërish një tentativë serioze për ta transferuar sulmuesin në Gelsenkirchen.

Nuk përjashtohet mundësia që Mariano të largohet në afatin kalimtar të janarit, pasi Zidane vazhdimisht e lë në shtëpi, duke mos e ftuar në asnjë ndeshje deri më tani.

(Kosova Sot Online)