Fellaini: Unitedi u ngut me shkarkimin e Mourinhos dhe të tjerëve

  • 11 October 2019 - 18:49
Fellaini: Unitedi u ngut me shkarkimin e Mourinhos dhe të tjerëve

Marouane Fellaini i ka kritikuar krerët e Manchester Unitedit për mungesë vizioni dhe mendon se kjo është arsyeja pse po vuajnë, pasi që nuk kanë pasur durim me trajnerë të dëshmuar.

Që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson (2013), Djajtë e Kuq kanë pasur tre trajnerë të përhershëm në periudha jo të mira.

Në ndërkohë, është duke u spekuluar se Ole Gunnar Solskjaer është pranë që të bëhet trajneri i katërt i shkarkuar duke e ndjekur të njëjtën përvojë, si paraardhësit e tij, David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho. 

Fellaini ka punuar me të gjithë këta trajnerë në Old Trafford dhe beson se Unitedi është duke e paguar çmimin e veprimeve të ngutura.

“Ata e sollën Moyesin, nuk i dhanë kohë. E sollën Van Gaalin i dhanë dy vite dhe filluam të bënim gjëra, ai e fitoi kupën, por pastaj e shkarkuan trajnerin, sepse donin të fitonin shumë shpejt”.

“Sipas meje, klubi u ngut shumë që ta shkarkonte Josen, sepse kur vjen një trajner i tillë ka nevojë për shumë lojtarë që e ndjekin filozofinë e tij”.

“Ai deshi ta ndërtonte skuadrën e tij, por pas dy vite e gjysmë vendosën ta shkarkonin, sepse mungonin rezultatet… Nuk e di se çfarë do të bëjnë me Ole”, ka thënë Fellaini për Daily Mail, i cili tash luan në Kinë te Shandong Luneng Taishan.

(Kosova Sot Online)