Lajmi i fundit: Kapen në stërvitje Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli

  • 11 October 2019 - 19:53
Lajmi i fundit: Kapen në stërvitje Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli

Kosova i është kthyer stërvitjeve pas ndeshjes së mbrëmshme që e zhvilluan ndaj Gjibraltarit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Malin e Zi.

Megjithatë stërvitja e sotme ka pasur një moment aspak të mirë.

Dy yjet e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova kanë pasur një mosmarrëveshje ndërmjet veti çka u desh të ndërhyjnë edhe shokët e skuadrës në mesë për të mos eskaluar situata.

Ka qenë më pas trajneri Muharrem Sahiti që i ka qetësuar dy lojtarët për të vazhduar më pas puna normalisht, derisa nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë fare trajneri Bernard Challandes.

Nuk dihen arsyet e nisjes së këtij sherri mes Zhegrovës dhe Kolollit. 

Kosova do të zhvillojë të hënën ndeshjen me Malin e Zi, e vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2020’.

Pas 5 ndeshjeve, Kosova gjendet në pozitën e tretë me 8 pikë, një më pak se Çekia.

(Kosova Sot Online)