Hasani: “Po përgatitemi maksimalisht, luajmë për fitore”

  • 11 October 2019 - 21:59
Hasani: “Po përgatitemi maksimalisht, luajmë për fitore”

Florent Hasani, i cili realizoi për Kosovën golin e fitores kundër Gjibraltarit të enjten, pret ndeshje të vështirë të hënën.

Ai e ka cilësuar si një finale sfidën me Malin e Zi.

“A je gati për të startuar? Çdo lojtar është i gatshëm këtu për të startuar. Sado që të kem minuta, në pjesë të dytë, prej fillimi, apo 15 minuta – të gjithë jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin”, u shpreh Hasani.

“Ata do të vijnë që të na shkaktojnë probleme dhe do të tentojnë ti marrin tri pikë që të mos mbesin në fund të tabelës. Por ne jemi të gatshëm, po përgatitemi në maksimum, në atë ndeshje do të hyjmë për fitore, është si një finale”. 

“Konkurrenca në Kosovë? Konkurrenca po vjen e po shtohet, lojtarë po kthehen prej lëndimeve – kjo është e mirë për ekipin. Sa më shumë konkurrencë, secili tenton të luajë më mirë të jap më shumë kontribut, konkurrenca këtu është e shëndosh”.

“Largimi i mundshëm nga Hungaria? Është e vërtetë që në verë është folur dhe ka pasur kontakte serioze. Kam minutazh te ekipi dhe paraqitje të mira besoj. Jam duke i shqyrtuar disa mundësi që në janar apo verës të bëj hapin e radhës, është shumë e rëndësishme për karrierën time dhe mendoj se së shpejti do të vijë koha që të bëjë hapin e radhës”.

(Kosova Sot Online)