“Kumbulla nuk luajti sepse është i dëmtuar”

  • 12 October 2019 - 08:36
“Kumbulla nuk luajti sepse është i dëmtuar”

Ndihmës trajneri i Edi Rejës dhe njëkohësisht ish bomber i Kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi, ka konfirmuar mbrëmë për Supersport se mbrojtësi i ri që po shkëlqen te Hellas Verona, Marash Kumbulla, i është bashkuar atyre me probleme.

Sipas Salihit, Kumbulla ka probleme me shpatull, por shpreson që do të jetë gati për Moldavinë.

“Ai erdhi me një dëmtim në shpatull dhe është munduar të stërvitet me skuadrën, por nuk ia ka dalë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim për këtë ndeshje. Besoj që nga nesër (sot) do të fillojë të stërvitet normalisht dhe të urojmë që do ketë mundësi të luajë ndaj Moldavisë”, deklaroi ai.

Shqipëria humbi mbrëmë 1-0 nga Turqia me një gol të pranuar në minutën e 90-të, pas daljes jo të mirë të portierit, Thomas Strakosha.

(Kosova Sot Online )