Milani tenton transferimin e tre lojtarëve në janar

  • 12 October 2019 - 09:15
Milani tenton transferimin e tre lojtarëve në janar

Rossonerët janë duke bërë çmos që të rikthehen në Ligën e Kampionëve, mirëpo po u mungojnë ende lojtarë cilësor. Por, në janar Milani po tenton që ta transferojë Mohamed Elnenyn nga Arsenali dhe Baba Rahmanin nga Chelsea. Mesfushori egjiptian i Gunners është aktualisht në huazim te Besiktas, derisa ai i bluve është te Mallorca.  

Në listën e Milanit është edhe mbrojtësi i Schalkes, Ozan Kabak, që po tregon formë të mirë në këtë fillim, e që në verë kaloi nga Stuttgarti.

Skuadra italiane mund ta kompletojë transferimin e tre lojtarëve për një shumë rreth 55 milionë euro bën me dije Calciomercato.

(Kosova Sot Online )