“Solskjaer s’mund t’i ndryshojë gjërat brenda natës, ka nevojë për të tjerë lojtarë”

  • 12 October 2019 - 10:18
“Solskjaer s’mund t’i ndryshojë gjërat brenda natës, ka nevojë për të tjerë lojtarë”

Rio Ferdinand mendon se Manchester United do të bënte gabim të madh nëse e shkarkojnë Ole Gunnar Solskjaerin.

Pas tetë xhirove, Man United ka grumbulluar vetëm nëntë pikë – regjistron tri humbje, tri barazime dhe vetëm dy fitore dhe gjendet në pozitën e 12 në renditjen e Premierligës.

“Nuk ka asnjë mënyrë që klubi të mendonte se Manchester United do të ketë shkëlqim të menjëhershëm. Drejtuesit nuk janë aq naivë sa të mendojnë se Solskjaer do t’i ndryshonte gjërat brenda natës. Padyshim do të ketë dhimbje të tilla të hershme, një situatë ku rezultatet nuk janë të duhurat, veçanërisht me lojtarë të rinj, të afruar këtë verë, kjo është arsyeja pse nuk shoh ndryshim të menjëhershëm”, u shpreh Ferdinand.

“Ole ka nevojë për lojtarë të tjerë, ka nevojë për një tjetër merkato që të afrojë futbollist cilësorë dhe më pas mund ta gjykoni me të vërtetë atë”.

(Kosova Sot Online )