Legjendat që synon t’i arrijë Cristiano Ronaldo

  • 12 October 2019 - 12:25
Legjendat që synon t’i arrijë Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk po plaket, duket se po rinohet.

Kundër Luksemburgut shënoi golin e 700 në karrierë. Shifra të frikshme që janë arritur nga vetëm pak lojtarë ndër vite.

700 golat Cristiano i shënoi në 973 ndeshje, me fanellën e Sporting (5 në 31 paraqitje), te Manchester United (118 në 292), në Real Madrid (451 gola në 438 paraqitje), te Juventus (32 në 51 paraqitje) dhe me Kombëtaren e Portugalisë (94 në 161 paraqitje).

Objektivi numër një i Ronaldos është që të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjithë kohëve për Kombëtare. Ai ka aktualisht 94 gola, 15 më pak se më i miri në histori, Ali Daei (109).

Objektivat tjera të CR7 do të jenë; arritja e Josef Biscan që ka shënuar 805 gola në 530 ndeshje (Sezonet 1928-56), Pele 779 në 842 paraqitje (1956-77), Romario 748 gola në 965 paraqitje (1985-09)- më afër të arritshëm janë Puskas 709 gola në 720 paraqitje (1943-66), Gerd Müller 701 në 762 paraqitje (1962-83).

Messi, deri më tani ka shënuar 668 gola në 823 paraqitje dhe është dy vite më i ri se Ronaldo.

Golashënuesit më të mirë në histori:

Image

(Kosova Sot Online)