Dita e parë e Ansu Fati me Spanjën

  • 12 October 2019 - 15:51
Dita e parë e Ansu Fati me Spanjën

Ansu Fati tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Spanjën.

Talenti 16-vjeçar i Barcelonës, që ka mahnitur të gjithë, madje edhe Lionel Messin në pesë paraqitjet e para me katalunasit, ku ka shënuar 2 gola –  ka vendosur të luajë për Spanjën.

Ai së fundmi është grumbulluar me Spanjën U-21 dhe mbrëmë ka bërë stërvitjen e parë me pjesën tjetër të grupit, pasi erdhi si zëvendësues i Carlos Perez, që u dëmtuar në stërvitje.

Mediat në Spanjë raportojnë se Fati mund të luajë disa minuta kundër Malit të Zi U-21, ndeshje që do të zhvillohet të hënën.

(Kosova Sot Online)