Futbollistët më të vlefshëm në botë: Mbappe i pari, Messi i treti… Ronaldo i 26-ti!

  • 12 October 2019 - 16:07
Futbollistët më të vlefshëm në botë: Mbappe i pari, Messi i treti… Ronaldo i 26-ti!

Mbappe ka lënë shumë prapa Messin e Ronaldon, ai është lojtari më i vlefshëm në botë. Vlera e 20-vjeçarit aktualisht është 180 milionë funte. Messi 135 milionë, kurse e Ronaldos ka rënë në 81 milion.

Pas më shumë se 10 vite dominimi, ku thyen rekorde të shumta dhe shënuan gola të panumërta – karriera e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po vjen drejt fundit.

Ditë pas dite po dalin futbollistë të rinj dhe ai që parashikohet të dominojë më së shumti në botën e futbollit pas Leos e Cristianos, është Kylian Mbappe.

Sipas “Transfermarkt”, 20-vjeçari i Paris Saint Germain është lojtari më i vlefshëm në treg.

Ai aktualisht vlen 18 milionë funte, duke lënë pas Neymarin me 162 milionë funte, derisa podiumin e plotësojnë katër lojtarë, Lionel Messi, Mohamed Salah, Harry Kane dhe Eden Hazard – vlera e të gjithëve është 135 milionë funte, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo, që brenda pak muajsh (në shkurt të vitit 2020) do t’i mbushë 35 vjet – është vlerësuar si lojtari i 26-të më i vlefshëm në botë, me 81 milionë funte.

50 futbollistët më të vlefshëm në botë:

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)