Danimarkë – Zvicër, formacionet zyrtare – Dy shqiptarë titullar

  • 12 October 2019 - 17:03
Danimarkë – Zvicër, formacionet zyrtare – Dy shqiptarë titullar

Kombëtarja e Danimarkës dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës për Euro 2020.

Zvicra është mysafirë e Danimarkës në kuadër të ndeshjes së shtatë të vlefshme për Grupin D, takim që zhvillohet në Telia Parken nga ora 18:00.

Vendasit nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e para, por kanë tri barazimi dhe dy fitore, kështu që duan fitore për ta quar diferencën në katër pikë me Zvicrën.

Në anën tjetër, Helvetikët kanë dy fitore dhe dy barazime dhe një rezultat pozitiv nga ky udhëtim do t’i shtonte gjasat e tyre për kualifikim.

Trajnerët e dy kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Zvicra nga minuta e parë luajnë dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Danimarka: Schmeichel; Dalsgaard, Christensen, Kjaer, Larsen; Schone, Delaney, Eriksen; Cronelius, Poulsen, Braithwaite;  

Zvicra: Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Lichtsteiner, Zakaria, Xhaka, Rodriguez; Mehmedi; Embolo, Seferovic;

( Kosova Sot Online )