Xhaka titullar, por jo kapiten i Zvicrës kundër Danimarkës

  • 12 October 2019 - 17:13
Xhaka titullar, por jo kapiten i Zvicrës kundër Danimarkës

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë titullar në ndeshjen e sotshme të Kombëtares së Zvicrës kundër Danimarkës, mirëpo nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit për shkak të kthimit të Stephen Lichtsteiner.

Danimarka e pret Kombëtaren e Zvicrës sonte në orën 18:00 në stadiumin Telia Parken, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit D për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Shaqiri mungon edhe në ndeshjet e tetorit të Zvicrës, mirëpo këtë herë jo për shkak se dëshiron të përqendrohet te Liverpooli, por pasi që është i lënduar.

Megjithatë, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi do të jenë titullarë sot për Zvicrën. Mirëpo, këtë herë Xhaka s’do të jetë kapiten i Kombëtares helvetike, pasi që kapiteni i parë zyrtar Stephen Lichtsteiner është kthyer në skuadër.


(Kosova Sot Online)