Mbappe: Do të vdisja për Deschamps

  • 12 October 2019 - 18:36
Mbappe: Do të vdisja për Deschamps

Kylian Mbappe thotë se besimi që atij ia ka dhënë Didier Deschamps vlen sa paratë e gjithë botës, përderisa foli për marrëdhënien e tij të mirë me trajnerin e ekipit kombëtar të Francës.

“Les Blues” e mposhtën Islandën me rezultat 1:0 pa Kylian Mbappen të premten, përderisa sulmuesi i Paris Saint-Germaini i humbi ndeshjet e tetorit kualifikuese për EURO 2020 për shkak të një lëndimi.

Mbappe nuk ka luajtur për Francën që nga fitorja me rezultat 4:0 kundër Andorrën në korrik dhe ai nuk do të luajë as të hënën kundër Turqisë. Megjithatë, francezi ka qenë plotësisht i përkushtuar ndaj Deschamps që kur ai e zgjodhi gjatë një fazë të vështirë të karrierës së tij.

Deschamps e kishte ftuar Mbappen në ekipin e Francës përderisa ai mbetej në stolin e Monacos, për shkak se po e priste transferimin në Paris Saint-Germain. Këtë gjë nuk e ka harruar sulmuesi francez.

“Mendoj se veçanërisht pasi që ai më zgjodhi kur unë nuk po luaja më – për një futbollit, ju s’mund t’ia keni idenë se vlen kjo gjë”, ka thënë Mbappe, në një intervistë të dhënë për TF1.

“Unë e di se trajneri ka besim te unë. Dhe, që kur e ka bërë atë gjë, unë ndiej se mund të vdes në fushën e lojës për të. Nëse ai do të më kërkonte të bëhem portier, do ta bëja”.

Kampionia e Botës, Franca, cuditerisht radhitet e dyta në Grupin H kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, në grupin ku garon edhe Shqipëria, me baras pikë kundër lideres Turqisë.

(Kosova Sot Online)