Hajnat i vjedhin 100.000 euro në shtëpinë e yllit spanjoll

  • 13 October 2019 - 08:53
Hajnat i vjedhin 100.000 euro në shtëpinë e yllit spanjoll

Shtëpitë e futbollistëve në Spanjë vazhdojnë të thyhen dhe të plaçkiten nga hajnat, me Iago Aspas që ka qenë caku i tyre më i fundit.

Hajnat e thyen dhe u futen në shtëpinë e tij në Moana të premten pak para mesnate.

Nga shtëpia e tij u vodhën rroba, stoli, orë dhe para.

Vlera e tij thuhet të jetë rreth 100 mijë euro.

(Kosova Sot Online)