Usyk debuton me fitore bindëse në kategorinë e rëndë

  • 13 October 2019 - 09:31
Usyk debuton me fitore bindëse në kategorinë e rëndë

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka debutuar me fitore në peshën e rëndë. Ish-kampioni i botës në peshën “cruiserweight” ( deri 94kg), mposhti rivalin amerikan Chazz Withersppon.

Ky i fundit vendosi të tërhiqej në raundin e shtatë, duel zhvilluar në Cikago.

Një përballje e dominuar nga ukrainasi, 17 fitore e asnjë humbje na karrierën e tij si profesionist. Edhe pse debutonte në një Divizion të ri, Usyk boksoi mirë, duke lëvizur shpejt në ring dhe grushtet e tij nuk i dhanë asnjë shans rivalit të fitonte.

Usyk ishte më i lehtë në peshë krahasuar me rivalin e tij dhe kjo i dha shpejtësi në ring, duke e vënë në vështirësi amerikanin. 32-vjecari Usyk u shpreh se tashmë ai pret duele edhe më të forta në të ardhmen, duke kërkuar kampionët e botës.

(Kosova Sot Online)