Warrington e mposht me nokaut Takouchtin dhe e mbron titullin e botës në IBF

  • 13 October 2019 - 09:46
Warrington e mposht me nokaut Takouchtin dhe e mbron titullin e botës në IBF

Josh Warrington e ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë e lehtë në IBF për herë të tretë, pas triumfit me nokaut në rundin e dytë kundër Sofiane Takouchit.

Boksieri 28-vjeçar nga Britania e Madhe e rrëzoi dy herë francezin, para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.

Warrington i ka fituar të gjitha 30 luftërat e tij në ring, ndërsa kjo ishte e shtata me nokaut.

(Kosova Sot Online)