Ramos: Nuk mund të refuzohet një ftesë e tillë

  • 13 October 2019 - 11:35
Ramos: Nuk mund të refuzohet një ftesë e tillë

Sergio Ramos ka koleksionuar një tjetër rekord.

Spanja ka barazuar 1-1 kundër Norvegjisë në kualifikueset e Euro 2020, por mbrojtësi i Real Madrid mund të ngushëllohet me 168 ndeshjet e luajtura me kombëtaren, që e lejojnë atë të parakalojë Iker Casillas dhe të bëhet lojtari me më shumë paraqitje me "Furitë e Kuqe".

Megjithatë, El Capitan nuk ka ndërmend të ndalet  dhe objektivi i tij i ardhshëm është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. "Është shpejt për të folur për një gjë kaq të bukur si pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Gjithsesi, besoj se askush nuk do ta refuzonte një ftesë të tillë", ka thënë Ramos për Teledeporte.

"Tani jam i përqendruar te Real-i, por do të ishte një ide e bukur".

(Kosova Sot Online)