Rashford, Kane dhe Mbappe, opsionet e Barçës për ta zëvendësuar Suarezin

  • 13 October 2019 - 11:50
Rashford, Kane dhe Mbappe, opsionet e Barçës për ta zëvendësuar Suarezin

Barcelona i ka përforcuar disa reparte të fushës në afatet e fundit kalimtare. Tani, gjiganti katalonas e ka kthyer vëmendjen kah sulmuesit, me Kylian Mbappen cak i ëndërruar.

Barça ka nisur ta planifikojë të ardhmen pa sulmuesin Luis Suarez, i cili ka treguar shenja dobësimi shkaku i moshës dhe lëndimeve.

Sulmuesi uruguaian ka qenë lojtar tejet i shquar për Barçën, por në moshën 32-vjeçare ai po i afrohet fundit të karrierës dhe katalonasit janë duke menduar për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas Mundo Deportivos, Barcelona e ka përpiluar një listë me sulmuesit e mundshëm për ta zëvendësuar Suarezin.

Synimi kryesor është ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, të cilin synon ta transferojë në vitin 2021.

Edhe Harry Kane i Tottenham thuhet të jetë lart në listën e dëshirave të Barçës, edhe pse klubi e di se paga e tij mund të jetë problem.

Dy opsionet e tjera që po konsiderohen janë Marcus Rashford i Manchester United dhe Lautaro Martinez i Interit. 

(Kosova Sot Online)