Neymar lëndohet sërish

  • 13 October 2019 - 14:56
Neymar lëndohet sërish

Neymar mund ta kalojë edhe një periudhë tjetër jashtë fushës së lojës, pasi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes miqësore të Brazilit kundër Nigerisë, dhe u largua nga fusha duke çaluar pas më pak se një çereku lojë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain zgjati vetëm 12 minuta në ndeshjen miqësore që po zhvillohet momentalisht në Singapor, pasi e lëndoi kofshën e majtë.

Ai u fotografua duke vendosur akull në kofshën e majtë pasi u ul në stol, gjë që sugjeron se futbollisti më i shtrenjtë në botë mund të mungojë disa javë.

Neymar mungoi në fillim të këtij sezoni shkaku i lëndimit, duke mos qenë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së Thomas Tuchel në ndeshjet e para të sezonit.

(Kosova Sot Online)