Alexis Sanchez pëson lëndim serioz

  • 13 October 2019 - 15:41
Alexis Sanchez pëson lëndim serioz

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, e ka pësuar një lëndim serioz në nyjën e këmbës në një ndeshje me ekipin kombëtar të Kilit.

Sulmuesi i huazuar në Inter nga Manchester Unitedi, u detyrua la braktisë fushën duke çaluar në barazimin e Kilit 0:0 kundër Kolumbisë.

Federata e Futbollit e Kilit njoftoi sot se testet mjekësore konfirmojnë se Alexis e ka ndrydhur gilcën në nyjën e këmbës.

Ai do t’iu nënshtrohet testeve shtesë në Milano në ditët në vazhdim.

Mediat italiane shkruajnë se Sanchez do të detyrohet t’i nënshtrohet edhe një operacioni.

30-vjeçari i ka bërë vetëm katër paraqitje në fanellën e Interit deri tani këtë sezon, duke e shënuar një gol.

(Kosova Sot Online)