Gerrard nuk e lë Rangersin, refuzon një ofertë të majme nga Beshiktash

  • 14 October 2019 - 10:10
Gerrard nuk e lë Rangersin, refuzon një ofertë të majme nga Beshiktash

Steven Gerrard nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Rangers.

Së paku deri në përfundim të këtij edicioni legjenda angleze nuk do ta lërë klubin skocez. sh-mesfushori i Liverpoolit së fundmi ka refuzuar një ofertë shumë të mirë financiare.

Ka qenë gjiganti turk, Besiktas që ka tentuar ta marrë në krye të skuadrës Gerrardin, por pa sukses. 39-vjeçari u kontaktua nga Besiktas që nuk e ka nisur mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë.

Gerrard ka vendosur t’i qëndrojë besnik Rangersit, skuadër e cila i dha mundësinë të promovohet si trajner i një ekipi të parë.

Gjithsesi anglezi ka falënderuar gjigantin turk për interesimin dhe ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen ta drejtoj Besiktasin.

(Kosova Sot Online )