Shkon në katër numri i skuadrave që kërkojnë brazilianin Willian

  • 14 October 2019 - 11:43
Shkon në katër numri i skuadrave që kërkojnë brazilianin Willian

Willian Borges do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez. Chelsea i ka ofruar kontratë të re një vjeçare, por që është refuzuar nga Willian.

Londinezët e kanë rregull që lojtarëve mbi 30 vjeçar nuk u ofrojnë kontrata më të gjata se një vit. 31-vjeçari ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë nga Chelsea.

E ardhmja e tij është mes Serie A e La Liga, ku deri më tani katër skuadra kanë shprehur interesim.

Tre gjigantët italian, Juventus, Milan e Inter si dhe kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona e duan lojtarin.

(Kosova Sot Online )