Eriksen mbetet në Tottenham… për momentin

  • 14 October 2019 - 13:15
Eriksen mbetet në Tottenham… për momentin

Mesfushori danez preferon ta mbyllë sezonin në Londër dhe më pas të jetë lojtar i lirë

Christian Eriksen nuk dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë janarit.

Mesfushori danez preferon më shumë ta bëjë një gjë të tillë gjatë verës së ardhshme kur do të jetë edhe lojtar i lirë.

Mediumet e huaja shkruajnë se përfaqësuesi danez është bërë objektiv i Real Madridit për janar.

Edhe Tottenhami është i interesuar ta shesë atë në dimër për të fituar sadopak para, pasi verën e ardhshme do ta humbiste atë pa para.

Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane e preferon më shumë Paul Pogban se Eriksenin.

E këtë të fundit e pëlqen edhe Juventusi në Itali.

(Kosova Sot Online )