Mandzukic do t’i bashkohet Manchester Unitedit
“Djajtë e Kuq” duan të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit
Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi kroat ka përfunduar në bankinë në Torino pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon më shumë Gonzalo Higuainin.
Prandaj, mediat angleze shkruajnë se ish-futbollisti i Bayern Munichut ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Unitedin.
Klubi i Premierligës duhet t’i paguajë 11 milionë euro për 33 vjeçarin, nëse dëshiron ta marrë atë në afatin kalimtar të janarit.
(Kosova Sot Online )