Real Madrid i bashkohet garës për talentin norvegjez Haaland

  • 14 October 2019 - 16:24
Real Madrid i bashkohet garës për talentin norvegjez Haaland

Erling Haaland është njëri nga talentet më premtues në Evropë.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni me gjigantin austriak Red Bull Salzburg.19-vjeçari ka realizuar 18 gola dhe ka bërë pesë asistime në 11 ndeshjet e para në të gjitha garat me klubin austriak.

Kanë mjaftuar këto shifra që Haaland të bëhet objektiv i 13 herë kampionëve të Evropës, Real Madrid. AS ka raportuar se Los Blancos e kanë përcjellë nga afër lojtarin dhe e shohin si zëvendësim të Karim Benzemas.

Los Blancos janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e norvegjezit.

Për talentin norvegjez interesim kanë shprehur edhe Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online )