Mediat turke: Tottenham e vëzhgon Vedat Muriqin nga afër ndaj Malit të Zi

  • 14 October 2019 - 16:36
Mediat turke: Tottenham e vëzhgon Vedat Muriqin nga afër ndaj Malit të Zi

Sytë e klubeve evropiane janë kah Vedat Muriqi, ku Kosova luan ndaj Malit të Zi.

Sulmuesi pëlqehet nga disa klube evropiane si Atletico Madrid, Tottenham dhe Lazio. Për sulmuesin interesim të madh ka që nga starti fantastik me Fenerbahcen. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë tri klubet që kanë dërguar vëzhgues për ta parë nga afër lojtarin. Muric shënoi tre gola dhe asistoi një herë në pesë ndeshje.

Në anën “Aksam” citon Muriqin të ketë thënë se dëshiron të qëndrojë edhe për dy vjet në Fenerbahçe.“Do të qëndroj të paktën edhe dy vjet në Fenerbahçe. Ende kam mangësi. Dua të shkoj në Evropë si një sulmues me klasë”, ka thënë Muriqi për këtë medium. 

(Kosova Sot Online )