Kosova – Mali i Zi, ndeshje që nuk duhet humbur sipas UEFA-s

  • 14 October 2019 - 18:37
Kosova – Mali i Zi, ndeshje që nuk duhet humbur sipas UEFA-s

Kanë mbetur edhe pak orë deri të starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikime për Euro 2020.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj malazezëve, për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Për ta realizuar, Kosova do të ketë sonte lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Se do të jetë një natë e paharrueshme dhe nuk duhet humbur assesi ka paralajmëruar edhe faqja zyrtare e UEFA-s në versionin gjermanisht.

Ndeshja mes Kosovës e Malit të Zi starton në ora 20:45.

(Kosova Sot Online)