Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë

  • 14 October 2019 - 18:39
 Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë

Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.

Kanë mbetur edhe pak orë deri të starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikime për Euro 2020.

Në rrugën drejt realizimit të ëndrrave, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Kjo është pikërisht ajo çfarë ka kërkuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Postimi i FFK-së

Sot, të gjithë me Kosovën!
Dardanët të rreshtuar me krenari dhe përgjegjësi…
Forca Kosovë!
Unë, biri yt Kosovë
#Dardanët
#Dardanians


(Kosova Sot Online)