Neymar, katër javë jashtë fushave

  • 14 October 2019 - 19:03
Neymar, katër javë jashtë fushave

Neymar do të jetë jashtë së paku katër javë.

Paris Saint Germain ka njoftuar se Neymar Junior do të jetë jashtë fushave të paktën një muaj, pas lëndimit që pësoi në miqësoren mes Brazilit dhe Nigerisë.

Kjo do të thotë se 27-vjeçari do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e kthimit në Champions League me Real Madridit, që do të zhvillohet me 26 nëntor në “Santiago Bernabeu”.

Ky është sezoni i tretë me radhë në PSG që Neymar mungon të paktën një muaj, derisa dy sezonet paraprake mungesa ka shkuar edhe nga 3 deri në 4 muaj. 


(Kosova Sot Online)