Surpriza e “Dardanëve”, gjithçka shpaloset në minutën e 9-të për të nderuar Fadil Vokrrin

  • 14 October 2019 - 20:01
Surpriza e “Dardanëve”, gjithçka shpaloset në minutën e 9-të për të nderuar Fadil Vokrrin

Ka mbetur edhe pak deri te starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikueset për “Euro 2020”.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në rrugën drejt realizimit të ëndrrave, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Ata, sipas gazetarit të Super Sport, Arlind Sadiku, kanë përgatitur një baner me strofën e këngës “besa besë, besën ta kam dhënë” dhe do të këndohet kjo këngë në minutën e nëntë”, tha Sadiku, natyrisht minuta e nëntë është kur nderohet legjenda, “Fadil Vokrri”.

Ai gjithashtu tha se në këtë minutë, do të ndizen gjithë telefonat nga mijëra tifozë, për të krijuar një pamje të bukur.

Ai ndër të tjera tha se “do të jenë pothuajse 300 tifozë të Malit të Zi në stadium, do të ketë edhe serb”, por që FFK-ja është përkujdesur që siguria të jetë në nivelin më të lartë. 

(Kosova Sot Online)