Gazetari malazez: Askush nuk beson që Mali i Zi mund ta mposhtë Kosovën në këtë moment

  • 14 October 2019 - 21:35
Gazetari malazez:  Askush nuk beson që Mali i Zi mund ta mposhtë Kosovën në këtë moment

Danilo Mitroviç, redaktor i sportit te "Vijesti", ka thënë se akush nuk beson që Mali i Zi mund ta mposhtë Kosovën në këtë moment.

Ai është shprehur se ky është vërtet moment i vështirë për Kombëtaren e Malit të Zi, mbase më i vështirë në  dymbëdhjetë vjet histori të saj. “Pas barazimit 0: 0 kundër Bullgarisë, Mali i Zi përfundoi një cikël - saktësisht një vit pa një fitore të vetme, çfarë nuk ka ndodhur kurrë në histori.

Ekziston gjithashtu një frikë e madhe dhe e vërtetë që Mali i Zi do të përfundojë kampin e kualifikimit pa fitore”, ka thënë ai. “Kanë mbetur dy ndeshje dhe askush nuk beson se kombëtarja jonë është e aftë në këtë moment të fitojë kundër Kosovës në udhëtim dhe veçanërisht ndaj Anglisë në “Wembley”. Si filloi ky cikël, megjithatë, mbase nuk është për t'u habitur që mbaron kështu”.

Sipas tij, në ndeshjen e parë kundër Bullgarisë në Sofje, gjyqtari grabiti Malin e Zi, duke dhënë penallti për pas një faulli që ishte dy metra larg zonës së penalltisë. “Në vend të tre pikë, kemi fituar vetëm një pikë

Para ndeshjes së tretë kundër Kosovës, trajneri dhe dy lojtarë shumë të rëndësishëm janë larguar nga skuadra për arsye politike. Këtu historia jonë kualifikuese patjetër që u nda”, ka thënë Mitroviç. “Mali i Zi gjithashtu luajti shumicën e kualifikuesve pa dy yjet më të mëdhenj, të cilët kanë pësuar lëndime - Stevan Jovetic dhe Stefan Savic”.

Sipas tij, këto janë të gjitha arsyet objektive pse Mali i Zi po luan ciklin më të dobët ndonjëherë.

“Për shkak të të gjitha këtyre arsyeve, Kosova është favoritja e madhe kundër Malit të Zi në Priëtinë. Të luash pa asnjë presion është e vetmja mundësi. Duhet vetëm avantazh kundër skuadrës vendase shumë të motivuar”, ka thënë ai.

“Mali i Zi do të luajë gjithashtu pa dy lojtarë kryesorë - Stevan Jovetic dhe Stefan Savic, si dhe ëarko Tomaševië dhe Marko Vesovic, të cilët janë gjithashtu të rëndësishëm”.

(Kosova Sot Online)