Muriqi: Fituam, kjo është me rëndësi

  • 14 October 2019 - 23:22
Muriqi: Fituam, kjo është me rëndësi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili edhe shënoi sonte në “Fadil Vokrri” ka thënë se është i lumtur me tri pikët por që ai është dashur të shënoj edhe më shumë gola

Ai ka thënë se ka pasur edhe një bisedë me trajnerin pas ndeshjes.

“Folëm, se patëm shumë raste dhe kishim mundur një fitore të thellë dhe unë kisha pesë raste të mira për shënim. Për Kombëtare është pak ndryshe dhe pata katër pesë raste. Nuk jam i zhgënjyer por jam i lumtur që shënova. Nuk bon me e diskutuar si lojtarë atë që flas me trajnerin”, ka thënë ai.

Muriqi ka folur edhe për qetësinë para golin por ka thënë se ndonjëherë duhet edhe fati të shënoj. ,

“Për qetësi besoj që kam pasur mjaft qetësi por ndonjëherë kur nuk ta donë nuk ta donë. Sot e pata fat vetëm një gol, jam i lumtur që shënova por me rëndësi që fitoj skuadra”, skuadra.

Kurse fërkimet me lojtarët malazesë të  cilët në disa raste edhe provokuan, Muriqi ka thënë se “ne ishim pak gjaknxehtë”, por edhe këto probleme sipas tij u tejkaluan.


(Kosova Sot Online)