Sigurimi e tërheq Rashkajn, i cili donte ta takonte një tifoz

  • 15 October 2019 - 08:30
Sigurimi e tërheq Rashkajn, i cili donte ta takonte një tifoz

Pas fitores me rezultat 2:0 të Kosovës kundër Malit të Zi, mesfushori Anel Rashkaj shkoi për t’i falenderuar tifozët e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, mirëpo në këtë tentim të tij u pengua nga rojet e sigurimet.

Anel Rashkaj luajti mbrëmë në “Fadil Vokrri” prej minutës së 82-të të ndeshjes kundër Malit të Zi, në kuadër të Grupit A të kampanjës kualifikiese për Kampionatin Evropian 2020.

Përkundër që nuk ishte titullar, Rashkaj e pati një tifoz në stadium i cili dëshironte ta takonte futbollistin. Tifozi zbriti në fushë me qëllim për ta takuar nga afër Rashkajn, mirëpo u ndalua nga rojet e sigurimet.

Në videon e mëposhtme ju mund ta shihni se njëri ndër rojet e ngreh për krahu vazhdimisht futbolistin.

(Kosova Sot Online)