Kjo është situata aktuale në grupin e Kosovës

  • 15 October 2019 - 08:41
Kjo është situata aktuale në grupin e Kosovës

Kosova arriti ta mposhte Malin e Zi me rezultat 2-0 në kuadër të Kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë me këtë fitore të shënuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mbanë shpresat gjallë që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian. Golat në këtë ndeshje i shënuan Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, për të shkuar kështu në kuotën e 11 pikëve. Pas fitores ndaj malazezëve, ‘Dardanët’ do të udhëtojnë më 14 nëntor te Republika Çeke në një përballje që duket shumë e vështirë në letër.

Kosova duhet të fitojë patjetër ndaj çekëve në mënyrë që t’i kalojmë ata për dy pikë më shumë (14). or, tri ditë më vonë, Përfaqësuesja jonë do të përballet me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, duke shpresuar që të marrim së paku një barazim.

Tre Luanët aktualisht janë lider të Grupit A me 15 pikë, Çekia me 12, tanët me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. 

(Kosova Sot Online