Moldavia befason kuqezinjtë me kor fëmijësh që këndojmë himnin e Shqipërisë

  • 15 October 2019 - 10:42
Moldavia befason kuqezinjtë me kor fëmijësh që këndojmë himnin e Shqipërisë

Nata e ekipit kombëtar të Shqipërisë mbrëmë përfundoi ashtu siç kishte filluar. Para se të shënonte fitore me rezultat 4:0 kundër Moldavisë, vendasit i pritën kuqezinjtë me një befasi: himni kombëtar u këndua nga një kor fëmijësh.

Përkundër që Shqipëria e ka të pamundur kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, djemtë e Edy Rejës mbrëmë i argëtuan tifozët shqiptare me një paraqitje mbresëlënëse.

Golat e shënuara nga Sokol Cikalleshi, Keidi Bare dhe Lorenc Trashi në pjesën e parë dhe pastaj goli i Rey Manajt në minutat e fundit të ndeshjes ia dhanë Kombëtares së Shqipërisë një fitore bindëse 4:0 në Moldavi.

Moldavia rezultoi të jetë një nikoqire shumë e mirë për Shqipërisë, pasi edhe para nisjes së ndeshjes, ata kishin përgatitur që himnin kombëtar ta këndonte një kor fëmijësh, të cilëve iu bashkëngjiten lojtarët e Shqipërisë dhe tifozët e pranishëm në stadium.

(Kosova Sot Online)